“Bëjeni Hillary Clinton presidente” peticioni më i madh në rrjetet sociale

Janë bërë më shumë se tre javë që kur Donald Trump fitoi kundër Hillary Clinton dhe u bë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, por miliona njerëz ende po vazhdojnë të refuzojnë këtë rezultat, transmeton lajmi.net.
Një peticion i ri, po u bënë thirrje të gjithë zgjedhësve nga Kolegji Zgjedhor, të japin votën e tyre Klintonit për presidente të ardhshme, kështu duke u bërë fushata më e nënshkruar në histori, transmeton lajmi.net.

Duke e quajtur “Bëjeni Hillary Clinton Presidente”, peticioni argumenton se pse demokratja duhet të jetë presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klinton vazhdon ta etiketojë Trumpin si “të papërshtatshëm për t’i shërbyer shtetit” ndërkaq thirrja u drejtohet zgjedhësve të Kolegjit Zgjedhor për ta votuar Klintotnin.

Në këtë peticion thuhet:

Më 19 dhjetor, Zgjedhësit e Kolegjit Zgjedhor do të hedhin votat e tyre. Nëse ata votojnë ashtu si votuan shtetet e tyre, atëherë Donald Trump do të fitojë. Megjithatë, 14 prej shteteve në kolonën e Trumpit, ata mund të votojnë për Hillary Clinton pa asnjë dënim juridik, nëse ata zgjedhin.

Hillary Clinton fitoi votën popullore. E vetmja arsye pse Trump “fitoi” është për shkak të Kolegjit Zgjedhor.

Peticioni nisi nga punonjësi social Daniel Brezenoff, dhe ka grumbulluar më shumë se dy milionë përdorues në faqen e internetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button