Francis Fukuyama: Rendi botëror i pasluftës është dobësuar. Përfitojnë Rusia dhe Kina

“Kishim frikë se demokracia do të vihej në rrezik prej rritjes së pandalshme të ndikimit të fuqive autoritare si Kina. Por, pas Brexit, dhe mbi të gjitha me zgjedhjen e Donald Trumpit, duhet të vetëdijësohemi se rreziku më i madh vjen nga brenda: populizmat dhe nacionalizmat rrezikojnë të hedhin në erë botën tonë liberale, të hapur dhe tolerante” tha Francis Fukuyama, transmeton bota.al.

Francis Fukuyama e ka korrigjuar tashmë prej vitesh parashikimin e tij për një fitore totale dhe të pakthyeshme të politikave liverale që, pas rënies së Murit të Berlinit, e kish përkthyer në “Fundin e Historisë”, titulli i një libri me sukses të jashtëzakonshëm. Pas zgjedhjeve në SHBA, ndryshimi i kursit për historianin konservator të Stanfordit bëhet më radikal: mbërrin deri aty sa të shprehë frikën për një degjenerim të sistemeve politikë demokratikë të Perëndimit, si dhe një shpërbërje të rendit global të pasluftës, rend i cili i dha stabilitet botës, duke filluar që nga viti 1945…

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button