Politika pengon rindërtimin e xhamisë në Prilep

Xhamia në qendrën e Prilepit ende ndodhet në gjendje të mjerueshme, dhe tani më është shndërruar në strehimore të narkomanëve.

Edhe përkundër këtij realiteti të hidhur, Bashkësia Fetare Islame (BFI), nuk heq dorë nga kërkesa për rindërtimin e kësaj xhamie. 

“BFI asnjëherë nuk heq dorë nga kërkesa për rindërtimin e Çarshi xhamisë, kërkesat janë të pandërprera për tu rikthy në veprim dhe funksionim ajo xhami, të gjitha dokumentacionet janë të përgatitura dhe në bazë ligjore nuk ka asnjë pengesë që mund të pengoj rindërtimin e asaj xhamie, pengesë e vetme është politika”, tha për Portalb zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami.

Ai shtoi se për Çarshi xhaminë, BFI nuk është ndalur duke alarmuar gjithandej nëpër qendrat botërore lidhur me hilet institucionale politike që bëhen për këtë dhe disa xhami të tjera.

“ Për trembëdhjetë vite me radhë BFI kërkon rikthimin në jetë të saj, dhe nuk e kemi ndërmend asnjëherë të dorëzohemi pavarësisht intrigave, diskriminimit dhe lojërave të fëlliqura politike që bëhen për të mos u rindërtuar xhamia- shtëpia e Allahut në qytetin e Prilepit”, theksoi Islami.

Ndryshe, Çarshi Xhamia e Prilepit e ndërtuar në vitin në vitin 1475 me urdhër të Haxh Hyseinit, djali i Abdyllahut, ajo arriti tu bëjë ballë të gjithë luftërave botërorë dhe ballkanike po jo edhe konfliktit të vitit 2001, në të cilën kohë ajo u dogj.

Lajme të ngjashme

Back to top button