Zaev: për 10 ditë, i japim fund regjimit 10-vjeçar dhe fillojmë me një jetë të re

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë mbajti takim me qytetarët e Berovës, ai në fillim i përshëndeti qytetarët  dhe falënderoi që kanë ardhur  në këtë kohë të ftohtë .

“Askush dhe asgjë nuk mund ta pengojë dëshirën tonë të përbashkët për jetën që buron nga çdo pjesë i Maqedonisë, dhe po e shohim këtu sonte në këtë shesh të mbushur me njerëz, në këtë të ftohtë së bashku të etur për të jetuar në Maqedoni! Po arrij nga Pehçeva, kam qenë dhe  në Krushevë, Prilep dhe Kërçovë, Demir Hisar dhe Kavadar, Gostivar dhe, në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë … disa muaj, ditë të tëra kalova me ju, qytetarët, duke i shkruar problemet dhe masat për zgjidhjen e tyre. Po ju sjell lajme tuaj të mira! Ka vendosmëri,  ka shpresë dhe ka një angazhim, kudo në mbarë Maqedoni! Për të ndihmuar veten tonë, për të ndihmuar fëmijët tanë, për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë. Nga 11 dhjetori  fillon jeta në Maqedoninë tonë!”, tha Zaev.

Për 10 ditë, të nderuar, i japim fund regjimit 10-vjeçar dhe  fillojmë me një jetë  të re, të bukur, në Maqedoni! Ky është  Plani për jetën në Maqedoni, këtu është plani ynë i përbashkët.

Ai ka zbuluar 5 pika, që sipas tij, do të ndryshojnë jetën e qytetarëve për të mirë.

Pika 1. Ju do të merrni një pagë më të lartë! Garantoj pagë mesatare prej 30.000 denarë  dhe page minimale prej 16.000  për të gjithë!

Pika 2. Do të ndihmojmë kompanitë vendore me 140 milionë euro! Kjo do të krijojë vendetë reja pune. Të rinjtë këtu të punojnë.

Pika 3. Paratë do të drejtohen te qytetarët.  Një shembull, secilit prej jush do të kthehen 15 përqind të tatimit të paguar nga llogaritë e konsumatorëve. Kjo do të thotë një page shtesë në vit për çdo familje.

Pika 4. Institucionet do të punojnë ekskluzivisht për qytetarët. Si? Ja një shembull tjetër – do të sjellim trajtim falas në spital për të gjithë! shëndeti i askujt të mos varet nëse ka para ose jo.

Dhe pika 5. Do të ketë drejtësi. Kushdo që vodhi nga ju, qytetarët, ka vjedhur nga jeta juaj! Ky Plan – është kthimi i jetës! dëshironi jetën tuaj? Doni  fëmijët tuaj në Maqedoni? Mbështeteni këtë Plan dhe në këtë shtet do të ketë jetë, jetë për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button