Ushqimet me afat të skaduar nuk do të helmojnë më qytetarët

Me anë të një linje telefonike të cilën e ka vë në funksion Agjencia për ushqim dhe veterinari, tentohet tu jepet fund të gjitha pa rregullësive të cilat mund ti hasin në sferën e sigurisë së ushqimit, mbrojtjes shëndetësore apo edhe të kafshëve.

Qytetarët deri tani kanë hasur në ushqime me afat të skaduar por skanë pasur ku të drejtohen.

‘Shumë shpesh nëpër markete të mëdha madje kam gjetur ushqime me afat të kaluar, pasi i kam blerë e kam parë në shtëpi dhe ndonjëherë as që kam mundur ti kthej’ tha Sh. Selimi.

‘Ushqime me afat të shkuar madje edhe me vite kam has shumë…mund ti gjeni gjithkah sidomos nëpër tregej të gjelbërta…’ tha një qytetar tjetër nga lagjja Butel.

‘Agjencia për ushqim dhe veterinati e ka vë në funksion linjen telefonike 0800 3 22 22, dedikuar për konsumatorët të cilët mund të paraqiten dhe të lajmërojnë pa rregullësi në sferën e sigurisë së ushqimit, mbrojtjes shëndetësore dhe kafshëve. 

Linjat telefonike janë të hapura 24 orë, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të paraqiten në mënyrë anonime, ndërsa po që se lënë të dhëna personale, si emri, mbiemri, adresë apo telefon për kontakt, do të marrin edhe përgjigje me shkrim. Të gjitha telefonatat do të incizohen’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion i agjencisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button