Anulohet përsëri seanca gjyqësore për Kunovskin dhe Saveskin

Për shkak gjendjes shëndetësore të Vlladimir Kunovskit, i cili së bashku me Zdravko Saveski janë të akuzuar për demolim të zyrës së kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, sot përsëri është anuluar seanca gjyqësore për anëtarët e partisë “E majta”, transmeton Portalb.

Seanca e radhës është caktuar për 18 janar vitin e ardhshëm.

Përndryshe, Saveski dhe Kunovski ngarkohen për atë se kanë marrë pjesë më 13 prill në demolimin e zyrës popullore të Ivanovit, gjatë protestave kundër vendimit të presidentit për të aboluar 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button