Basha: Nesër i japim mësim dyshes Rama-Meta (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me strukturat e kësaj force politike në Korçë, është shprehur se, “ashtu si 23 vjet më parë dhe nesër të rinjtë do të jenë ata që do t’i japin mësimin më të madh dyshes Rama- Meta”.

Basha u bëri thirrje qytetarëve pa dallim bindjesh politike që ndihen të mashtruar dhe të tradhtuar nga kjo qeveri, të bashkohen protestës së PD-së që do të mbahet nesër.

“Nesër është dita, vendi, mundësia t’i japim paralajmërimin më të fortë me zërin qytetar të korçarëve dhe zërin e të gjithë shqiptarëve të lirë. Ndal sulmin dhe revanshin ndaj lirisë, ndal sulmin dhe revanshin ndaj demokracisë, ndal sulmin dhe revanshin ndaj votës së lirë, ndal sulmin dhe revanshin ndaj institucioneve të pavarura”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button