Ibrahimi: Funksionarët e BDI-së, sillen dëmshëm me vuajtjet e fëmijëve shqiptarë

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi në pres konferencën e sotme deklaroi se funksionarët e BDI-së vazhdojnë me sjelljen e dëmshme, karshi vuajtjeve dhe tragjedisë së fëmijëve dhe familjeve shqiptare. 

“Rasti i fundit i helmimit të nxënësve shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar, njëjtë  si rastet tjera të rrahjeve të përditshme të fëmijëve shqiptar  tregon neglizhencën dhe mosinteresimin total  të Bdi-së për ti mbrojtur shqiptaret, ti zbardhin këto raste dhe fajtoret të marrin dënimin e duhur. Për fat të keq kjo nuk ndodh dhe kjo sjellje e tyre na detyron të mendojmë se ata  janë thellë të implikuar në këto raste”, deklaroi Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit funksionarët e BDI-së vazhdojnë të përgjigjen me “Nuk e dimë” për çdo gjë antishqiptare që ndodhë në vend.

“Kështu ishte për përmendoren e Car Dushanit, për Kishën në Kala, për Rrahjet e nxënësve shqiptarë. Kështu ndodhi edhe me helmimet e nxënësve në Gostivar, ku i helmuari Nevzat Bejta parashtron pyetje të llojit “Nëse nuk është helmim atëherë çka është”? I sugjerojmë nënkryetarit të BDI-së dhe njëherë-it kryetar i komunës së Gostivarit, Nevzatit këtë pyetje të ja parashtrojë zv/ministrit të punëve të brendshme, Zemri Qamilit, zv/kryeministrit Musa Xhaferit, apo më mirë le ta pyes Kryetarin e partisë së vet Ali Ahmetin, i cili ka obligim që të del para shqiptareve dhe të shpjegojë dhe të qartësoje vlerësimin e institucioneve ku ai bën pjesë, të cilët thanë në mënyrë të prerë, se nxënësit e Gostivarit nuk janë helmuar!”, tha Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button