BE: Nuk ka liberalizim vizash për Kosovën pa plotësimin e dy kushteve

Kosova nuk do të shënojë progres në procesin e liberalizimit të vizave përsa kohë nuk përmbush dy kriteret e fundit, ka deklaruar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, si përgjigje ndaj kërkesës së Qeverisë së Kosovës për mundësinë e anashkalimit të kritereve të demarkacionit me Malin e Zi.

Premtimi i Qeverisë se më së largu deri në dhjetor të këtij viti Kosova do të futet në zonën Shengenit, nuk do të përmbushet. Tanimë, siç shkruan “Koha ditore“, në agjendë as që është ratifikimi i projektligjit për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Nuk do të ketë progres në liberalizimin e vizave nëse dy kërkesat e mbetura (demarkacioni, korrupsioni) nuk përmbushen nga ana e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar gazetës.

Ata kanë kujtuar rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave më 4 maj të këtij viti, i cili duhet të votohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button