Maqedonia dhe Bullgaria kërkojnë mbështetje nga KE-ja për projektet të përbashkëta

Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë do t’i intensifikojnë përpjekjet për promovimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë fqinjësor,  përmes projekteve dhe iniciativave të cilat do të mund të kenë vlerë praktike jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Kjo thuhet në letrën e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të së dy vendeve Kristian Vigenin dhe Nikolla Poposki deri te  eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle dhe komisari për politikë rajonale Johanes Han. 

“Të dyja palët lartë i vlerësojnë mundësitë të cilat i jep KE-ja për përforcim të partneriteit  përmes programeve për bashkëpunim territorial, të orientuara drejt zhvillimit më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajoneve, në këtë mënyrë duke e stimuluar potencialin e tyre”, thuhet në letër.

Ministrat e punëve të jashtme e konfirmojnë gatishmërinë e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë që t’i zgjerojnë kontaktet midis institucioneve kompetente që të sigurojnë koordinim më të mirë dhe realizim të projekete të përbashkëta në sfera siç janë infrastruktura, ekonomia dhe përmirësim i lidhjes së përgjithshme të rajonit.

“Konsiderojmë se duhet t’i jepet rëndësi prioritare projekteve ekzistuese, të cilat janë të  orientuara drejt zhvillimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me vëmendje të posaçme në Korridorin8 (lindje-perëndim)”, kanë thënë Vigenin dhe Poposki, duke theksuar se ndarja e ndihmës më të madhe financiare për përfundim të këtyre projekteve është me rëndësi kyçe. 

Lajme të ngjashme

Back to top button