Megjithatë, djaloshi që kaloi shkretëtirën nuk ishte vet

Fotografia e katër vjeçarit që nëpërmjet shkretëtirës ikën nga Siria në Jordan bëri jehonë të madhe në opinion. Megjithatë, djaloshi, nuk ishte vetë, thonë nga UNHCR-ja.

Djaloshi ishte me grupin e refugjatëve që largoheshin nga Siria për shkak të konfliktit. Në mesin e refugjatëve që vinin në Jordan, vëmendjen më të madhe të opinionit e tërhoqi katër vjeçari Merwan. Foton e tij në Twiter e vendosi zyrtari i UNHCR-së Andrew Harper. Ndërsa më vonë shumë shpejt mediat publikuan lajmin se djaloshi ka kaluar vetë shkretëtirën dhe ka arritur në Jordan, transmeton portali Breziiri.

Mirëpo, Harper më vonë shpjegoi se djaloshi nuk kishte ardhur vetë, por ishte në konvojin e refugjatëve që arritën nga Siria, mirëpo për një kohë të shkurtër në turmën e njerëzve ishte ndarë nga familja e tij. Siç shpjegojnë nga UNHCR-ja, Merwan përsëri iu bashkëngjit familjes, menjëherë pas kalimit të kufirit jordanez.

Edhe reporteri i “Gardianit” në Twiterin e tij shpjegoi se djaloshi ka ngelur vetëm 20 hapa pas familjes së tij dhe është humbur në turmën gjatë kalimit të kufirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button