ELEM prezanton projektin ‘Fusha e Llukovës’

Drejtori i ELEM-it, Dejan Boshkovski, drejtori për zhvillim i ELEM, Aleksandar Paunovski, sekretarja e ministrisë së ekologjisë, Sonja Lepitovska, prezantuan proejktin“Fusha e Lukovës” në Rostushë, Velebrdo dhe Trebishtë .

Në  këtë takim Përfaqësuesit  e ELEM, prezantuan  projektin ide “Fusha e Lukovës” si dhe  përfitimet që do të ketë ky rajon. Sipas tyre do të ketë përfitime të mëdha në këtë rajon si dhe do të mbrohen nga përmbytjet, do të ketë mundësi për zhvillim turistik  dhe do të ulë papunësinë në rajon. 

Në saj të këtij projekti, sipas tyre, do të ketë numër të madh të punësuarve nga Reka dhe Dibra . Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëveshjen e vitit 1962 mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë  dhe se nga lumi Radikë nuk do të merren 7m3 por më pak se 2m3 në sekondë. Ndërtimi i këtij hidrocentrali do të jetë në të mirë të Maqedonisë dhe me këtë rrjedhë do të ndërtohen disa dhjetëra të tjerë në lumin Vardar.
Sa i takon aspektit të biodiversitetit , projekti akoma nuk është gati dhe potencuan se kur të jetë gati vetë projekti, në lidhje me pasojat e biodiversitetit , do të organizohen takim me banorët për të prezantuar të njëjtin  projekt.
 
Banorët e kësaj ane me fakte dhe teza të shumta si dhe indinjatë shprehën revoltën ku kompetentët nuk kishin edhe përgjigje , gjegjësisht hasën edhe në përgjigje kontradiktore. Ata njëzëri ishin kundër këtij projekti duke theksuar se ky projekt është në dëm të Dibrës dhe Rekës dhe se nuk ka nevojë të bëhet edhe asnjë studim meqë numër i madh i ekspertëve thonë se do të jetë në dëm të florës dhe faunës si dhe banorëve të kësaj ane.

Lajme të ngjashme

Back to top button