Rilindje me BESË: Avancimet e eprorëve ushtarakë sjellje shqetësuese nga kreu shtetëror

Avancimet e djeshme të eprorëve ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, në mesin e të cilëve nuk kishte asnjë shqiptar, paraqet një sjellje shqetësuese nga kreu shtetëror. Kështu vlerësojnë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, avancimet e eprorëve ushtarakë, të cilët ishin vetëm maqedonas, ndodhi më 28 nëntor. Zgjedhja e kësaj date për të anashkaluar eprorët shqiptar, ka simbolin e vetë dhe paraqet fyerje të dyfishtë për eprorët shqiptarë për të cilët dje ishte festë e madhe.

“Jemi të habitur nga indeferenca e BDI-së ndaj kësaj sjellje të Ivanovit, me çka ushtria, njëjtë si diplomacia po pastrohet nga kuadrot shqiptare. Vetëm me BDI-në në pushtet, Ivanovi mund të tallet në këtë mënyrë dhetë nënçmojë kuadrot shqiptare. A po konfirmohet edhe njëherë me këtë se ideja e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, ishte ide e dalur nga kuzhina e VMRO-së? A ishte kjo forma më e lehtë e BDI-së për të ndihmuar rizgjedhjen e Gjorgje Ivanovit për president, duke pasur njëkohësisht alibi të rrejshëm për pastrimin e planifikuar paraprakisht  të diplomacisë dhe ushtrisë nga kuadrot shqiptare? A mendojnë udhëheqësit e BDI-së se shqiptarët nuk dinë t’i deshifrojnë këto lojëra të pista? Vetëm një parti e shantazhuar nuk mund të pengojë vendime jolegjitime të një presidenti jolegjitim”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga aty thonë se po të mos kishim në pushtet një parti shqiptare të shantazhuar dhe të incizuar, Ivanovi nuk do mund të anashkalojë kështu kuadrot shqiptare, po të ishte edhe president jashtëtokësor, e jo vetëm president jolegjitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button