Gruevski: nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve, ofertat e Zaevit të papranueshme

LSDM vazhdon me politikën e saj destruktive dhe dëshiron të vijë në pushtet me ndihmën e të huajve dhe jo me vullnetin e popullit. Kështu deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin partiak në Veles.

Gruevski premtoi investime të reja kapitale dhe rritjen e standardit të qytetarëve. Ai tha se nuk i pranon ofertat e socialdemokratëve për gjuhën shqipe por se partia e tij punon në interes të gjithë qytetarëve.

“Ne nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi, ata janë bashkëqytetarët tanë. Shqiptarët në Maqedoni në kontinuitet merrnin shumë e më shumë të drejta dhe demokracia rritej në atë pjesë. Qëndruam të denjë edhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ne dëshirojmë me ato të jetojmë në paqe dhe marrëveshje. Duam që gjithmonë të ndihmohemi me njëri tjetrin. Por këtë që na bën dikush përmes instrumentit Zoran Zaev, me këtë dikush dëshiron të na prish marrëveshjen të na gjakosë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button