Shilegov: Banorët mbështesin planin për pagë mesatare të 30.000 denarëve dhe për zhvillim të kompanive vendore

Petre Shilegov, bartësi i listës për deputet i LSDM-së në njësinë 6 sot ka qëndruar në Tearcë. Ai tha se banorët janë njëjtë si kudo në shtetin tonë-pagat e ulëta, papunësia, shprëngulja e të rinjve.

“Këtu jemi për të paraqitur Planin tonë për jetë në Maqedoni. Plan i cil do të hap mundësi për punësim të të rinjve, për rritjen e pagës mesatare deri në 30.000 denarë deri në vitin 2020, dhe rritjen e pagës minimale deri në 16.000 denarë. Jemi këtu dhe bisedojmë për përditshmërinë e tyre, prerjen jolegale të pyjëve, për mungesën e kanalizimin në këtë komunë në shekullin e 21. Njerëzit bëhen viktima të shtetit të paaftë dhe të vetëqeverisjes lokale, që nuk e di, nuk mundet të përgatitë dokumentet e nevojshme për të siguruar para të lira evropiane për zgjidhjen e këtij problem serioz.

Në Maqedoni duhet të ndalojmë shprënguljen e të rinjve. Në Maqedoni duhet ta lëvizim ekonominë. Këtu jemi për të paraqitur Planin për Maqedoni. Vizituam disa prej reparte private që japin shembullin e mirë për ekonominë e Maqedonisë. Dhe cilët janë kompanitë që do të ndihmojmë me 140 milionë euro gjatë mandatit tonë 4 vjeçar.” tha Shilegov.

Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë detyrohet se paga minimale do të arrijë 16.000 denarë, dhe paga mesatare 30.000 denarë. Synojmë për të zgjeruar Planin për jetë në Maqedoni, njerëzit të qëndrojnë këtu, të ndërtojmë Maqedoninë demokrate, bashkëkohore dhe evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button