Konsumo “të kuqe” për zemër më të shëndetshme!

Ka disa perime dhe fruta të kuqe të pasura me antioksidues të fuqishëm, ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe ulin rreziqet për goditjet në zemër.

Rezultati më i rëndësishëm është ulja e rrezikut nga sëmundjet e zemrës me mbi 50%.

Shega- Shega është një frut i pasur me disa lloje antioksiduesish, qe ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës. Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i lëngut të shegës për një periudhë kohore tremujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.

Domate– Domatet janë të pasura në likopene, një pigment i kuq, qe ka veti antioksiduese dhe është një burim me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.

Vera e kuqe– Vera është e mirë për shëndetin, kur nuk teprohet me të, sepse rrit nivelin e kolesterolit HDL, ose e thënë ndryshe, të kolesterolit të mirë. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Qershitë– Qershitë përmbajnë antocianinë, nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.

Molla– Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin, një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumojini mollët për mëngjes ose midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button