Reformat duhet të nisin nga arsimi!

Fondacioni Frederih Ebert në bashkëpunim me Progres Institutin për demokraci sociale kanë publikuar dokument me politika publike. Qëllimi i kësaj platforme është sigurimi dhe zhvillimi i politikave publike në fusha të ndryshme, shkruan Portalb.mk.

Forumi i parë për politika publike është fokusuar në Arsim. Sipas, bartësve të projektit reformat duhet të nisin nga arsimi.

Si rezultat i punës hulumtuese, në suaza të Forumit të parë për politika publike kanë dalur dokumentet, me këto tema: “Reforma e reformave”, “Reforma në shkollat e mesme profesionale” dhe “Reforma në arsimin e lartë”.

“Këto tema i kemi identifikuar si më problematike. Me sistemin e Kembrixhit u përjashtuan edhe arsimtarët edhe autorët e librave. Nuk duhet të nënvlerësohet puna e arsimtarëve tonë dhe autorëve tonë të librave. Shkollat e mesme profesionale, fatkeqësisht janë shndërruar në arsim të kategorive sociale të nxënësve. Ne në vend që t’i shpëtojmë nga varfëria, ne edhe më shumë i izolojmë edhe i përjashtojmë nga shoqëria. Nuk duhet të jetë kështu! Duhet të krijojmë kuadro profesional, që me shkollim të mesëm do të mund të përfitojnë dhe të jenë aktiv në jetën e përditshme. Arsimi i lartë, pika më e dhimbshme e arsimit, strehimi i studentëve, sistemi i parregulluar i bursës dhe mundësitë për punë studentore duhet trajtuar në formë më të privilegjuar, sepse studentëve duhet t’u mundësohet që edhe vet të mund t’i mbulojnë harxhimet e studimeve dhe të mos mbeten vetëm barrë e prindërve të tyre”, sqaroi profesori universitar Aleksandar Spasov, koordinator i projektit./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button