Vitamina, Aspirina, Andol, tani më edhe në pompa të benzinës

Në pompat e benzinës dhe  në dyqane koloniale do të shiten barna pa recetë dhe ato mund ti blejnë të gjithë personat më të moshuar se 12 vjeç. 

“Do të shiten barna të caktuara siç janë: Andol, Paracetamol, Eferalgan me vitamina C, Aspirin protect 100, Andol 100, Kardiopirin,Lineks dhe Lineks forte, ilaçe për kollë, vitamin, antiseptic local për gojë dhe fyt, dezinficient për përdorim të jashtëm, lot artificial, ilaçe për lukthin,  dhe preparate të tjera”, paralajmëroi ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

Barnat do të jenë në paketime të vogla dhe do të shfrytëzohen gjatë paraqitjes së simptomave të para shëndetësore.

Subjektet që dëshirojnë të kenë në shitje këto preparate duhet të dorëzojnë kërkesë në ministrinë përkatëse dhe për leje duhet të paguajnë një shumë simbolike, deklaroi ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button