Dita e tetë e fushatës zgjedhore, ja programi i partive për sot
Sot është dita e tetë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, njofton Portalb. Fushata zgjedhore do të mbahet deri më 9 dhjetor të këtij viti. Më poshtë mund ta shihni programin e partive politike të cilët e kanë paralajmëruar për sot:
- Bashkimim Demokratik për Integrim sot e ndërpret fushatën për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar
- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot tubim do të mbajë në Veleshtë (20:00)
- “Rilindje me BESË” tubim qendror në Likovë (19:00)
- VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Veles (19:00)
- LSDM-ja dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” tubime do të kenë në Negotinë (17:30) dhe Kavadar (19:00)
- Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi do të ketë takime me qytetarët në Qendër dhe me pronarët në Qendrën tregtare, Bit Pazar dhe vende të tjera në Shkup (13:00)