Shqipëria feston 104 vite pavarësi. Rama: Rrofshin shqiptarët!

Shqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me rastin e kësaj feste, në të gjithë vendin janë parashikuar disa aktivitete, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët.

“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”

Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button