28 Nëntori, nxënësit e mjekësisë marshuan në Tetovë me veshje kombëtare dhe flamuj kuq e zi
Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, për nder të 28 Nëntorit me veshje kombëtare dhe flamuj kuq e zi marshuan prej objektit të shkollës deri te sheshi “Iliria”, njofton Portalb.mk.
Foto nga marshi:
“Entuziazmi ishte i madh, qytetarë të shumtë dolën për të festuar me të rinjtë tanë të cilët edhe njëherë treguan se ata assesi nuk e harrojnë 28 Nëntorin si dhe festat kombëtare. Nëntori këtë vit u festua ndryshe në Tetovë, ashtu siç e meriton një kryeqendër shqiptare!”, shkruajti Kasami në Facebook.
Paraprakisht nxënësit e shkollës “istikball”, organizuan program artistik në nder të 28 Nëntorit.
Për shkak të 28 Nëntorit -sot, autobusët e transportit publik punojnë pa pagesë për të gjithë ata që e shfrytëzojnë.