Pa rrymë nesër disa pjesë të Qendrës, Shuto orizarës, Petrovecit dhe Çairit

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Qendër, Shuto Orizarë, Petrovec dhe Çair.

Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë disa nga konsumatorët nga rrugët “Partenij Zografski”, “Salvador Aljende” dhe “Perisha Saveljak” në komunën Qendër.

Prej orës 8:30 deri në orën 13:00 rrymë nuk do të kenë konsumatorët nga “Makoshped” – Shuto Orizarë dhe betonara “JOSING” në komunën Shuto Orizarë.

Pa rrymë prej orës 8:30 deri në orën 13:00 do të jenë disa nga konsumatorët nga fshatrat Divlje, Shushicë, Zhivinje, Konjare e Epërme, Konjare e Mesme, Konjare e Poshtme dhe Çiflik në komunën Petrovec, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 15:00 edhe konsumatorët nga rruga “Dizhoni” – nënrruga “13” në komunën Çair.

Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja bëhet për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button