OSBE – ODIHR: Fushata filloi para kohe, administrata ka presione

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e parë të përkohshëm për procesin e organizimit të zgjedhjeve.Në raport thuhet se shumica e partive politike filluan me mobilizimin e elektoratit para periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila filloi më 21 nëntor.

Në OSBE/ODIHR është raportuar edhe për presione mbi të punësuarit në administratë për të mbështetur parti politike të caktuara, transmeton RTM2.

Atmosfera parazgjedhore në përgjithësi, thuhet se është e qetë, me disa incidente të izoluara. ODIHR vlerëson punën e KSHZ-së, por thekson se janë realizuar edhe disa takim pune me dyer të mbyllura por të rëndësishme për procesin.

Edhe përskaj kritikave për procedurat e kontrollimit në terren, një numër i bashkëbiseduesve të OSBE/ODIHR kanë konstatuar se besimi në listën zgjedhore është rritur pas disa korrigjimeve të caktuara që janë bërë.

Partitë që përfaqësojnë pakicat kombëtare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për të qenit të mënjanuar nga procesi politik që çoi në përcaktimin e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Sa ju takon mediave, OSBE/ODIHR ka vërejtur shqetësime për ngritjen e vetë-cenzurimit si rezultat i presioneve politike mbi mediat dhe sulmeve verbale mbi gazetarët.

Raporti i OSBE/ODIHR është publikuar pas vizitës së eurodeputetëve të cilët thanë se bashkësia ndërkombëtare është mobilizuar për të ndjekur dhe monitoruar procesin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button