Zaev:Në qoftë se ka frikë, Gruevski le të vijë në duel bashkë me Mijallkov dhe Todorov

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sonte nga komuna Gjorçe Petrov në Shkup, i bëri thirrje Nikolla Gruevskit të guxojë për të ardhur në duel, nëse jo vetëm, atëherë me mbështetjen e bashkëpuntorëve të tij.

“Nëse nuk mundet vetëm, le ta çojë me veten Sasho Mijallkovin, Nikolla Todorovin, Trajko Veljanovskin. Që ta pyes atë që nuk mundesha ta lëshoj me bombat, po qytetarët kanë të drejtë për të ditur”, tha lideri Zaev.

Ai shoi se Gruevski është i vetmuar.

“Një grup të vogël njerëzish janë me atë, 300-400 në numër, të gjithë e kanë të qartë se krejt që ka bërë, e bëri për para dhe pushtet”, tha Zaev.

Lideri Zaev theksoi se këto janë momentet më të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin.

“ O fund regjimit o nuk ka ardhmëri për Maqedoni. Jini krenarë, ne jemi në anën e vërtetë”, tha lideri Zaev.

Ai u drejtua qytetarëve me fjalët se Maqedonisë i nevojitet një Qeveri të qëndrueshme reformiste, dhe prandaj, edhe pse e gjithë atmosferë është opozitare, ta japin mbështetjen masovike për ndryshime dhe për jetë të mire për t gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button