Në Kubë janë shpallur nëntë ditë zie

Autoritetet në Kubë sot shpallën nëntë ditë zie me rastin e vdekjes së ish-liderit kubanez, Fidel Kastro, i cili vdiq natën e kaluar në Havanë.
Në kumtesën e autoriteteve kubaneze ceket se mbetjet mortore të Kastros do të varrosen më 4 dhjetor në qytetin Santiago të Kubës.

“Prej 26 nëntorit e deri më 4 dhjetor anulohen të gjitha aktivitetet dhe solemnitetet publike, ndërsa flamuri kombëtar do të vendoset në gjysmë shtizë para ndërtesave shtetërore dhe objekteve ushtarake”, shtohet në kumtesë.

Lajmin për vdekjen e 90-vjeçarit Fidel Kastro sot herët në mëngjes e kumtoi vëllau i tij he president aktual i Kubës, Raul Kastro.
“Komandanti kryesor i revolucionit kuban vdiq sonte në orën 22:29 (sot në mëngjes në orën 04:29 sipas kohës së mesme evropiane)”, kumtoi Kastro në fjalimin e posaçëm drejtuar kombit përmed televizionit nacional.

Ai informoi se trupi i “komandante en hefe”, në pajtim me dëshirën e tij, do të digjet gjatë ditës së nesërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button