Shilegov: Truproja e Gruevskit ka blerë banesë në ndërtesën e VMRO-së

Ivo Pavllov, ish drejtor në firmën “Analitiko”, ndërsa tani truproja i kryeministrit Nikolla Gruevski, njëkohësisht edhe kunat i deputetes së VMRO-DPMNE-së nga Vinica, Elena Pavllova, ka blerë banesë në ndërtesën e VMRO-DPMNE-së, e locuar në rrugën “Dimçe Mirçev”, përballë selisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), zbuloi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Sipas dokumenteve të cilat i posedojmë dhe sipas listës pronësore me numër 56467, truproja e kryeministrit, bashkë me bashkëshorten e tij Violeta, kanë lidhur marrëveshje për blerjen e banesës në ndërtesën e VMRO-së para tre muajve, në nëntor të vitit 2013. Në këtë ndërtesë çmimet e banesave variojnë nga 100 mijë deri më 200 mijë euro”, tha Shilegov.

Sipas tij, nuk arrijnë vetëm funksionarët e VMRO-DPMNE-së që të blejnë banesa të shtrenjta në qendër të Shkupit gjatë kohës së qeverisjes së kësaj partie, por se këtë mund ta bëjnë edhe shërbimet e nivelit të truprojave. Ai thotë se skandali me banesat i cili filloi nga kreu i lartë i pushtetit po zgjerohet, duke pyetur publikisht se çka tjetër fsheh ndërtesa e VMRO-DPMNE-së në qendër të Shkupit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button