Vetëvendosje reagon ndaj videos që e lidh atë me vdekjen e Astrit Deharit (VIDEO)

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka reaguar rreth videos, e cila po shpërndahet nëpër rrjetet sociale nga një llogari e facebookut, e cila gjithçka rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari e lidh me Vetëvendosjen, transmeton Koha.net.

Rexhepi nuk beson se ka diçka personale ndaj tij, por thotë se këto sulme po vijnë ndaj lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur është afër të zbulohet, sipas tij, vrasja e Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Videoja është ilustruar me protestën e Vetëvendosjes, para qendrës së paraburgimit në Prizren, një ditë para vdekjes së Deharit, ku ngrihen pikëpyetje pse nuk u kërkua edhe lirimi i të tjerëve të akuzuar për terrorizëm, por vetëm i Astrit Deharit.

KTV-ja ka kontaktuar edhe me njërin nga policët që shihen në foto me deputetin Selimi.

Që nga momenti i vdekjes së Deharit, ka dy grupe qytetarësh aktivë në rrjete sociale që tashmë kanë gjetur autorin, përcjell Koha.net. Njëra palë akuzon shtetin për vrasje, e pala tjetër implikon Vetëvendosjen në vrasje dhe mundësinë e shtyrjes në vetëvrasje, nëpërmjet presionit ideologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button