LDSHM deri tani grumbullon 35 mijë nënshkrime për UÇK-në (FOTO)

Për gjashtë ditë, Lidhja e Diasporës shqiptarë për Maqedoni  ka grumbulluar mbi 35 mijë nënshkrime në kuadër të peticionit për miratimin e ligjit për ish ushtarët e UÇK-së në konfliktin 2001 në Maqedoni.

Miratimi i ligjit për ish ushtarët e UÇK-së, të jetë kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO, është subjekti i organizmit të peticionit nga LDSHM-ja dhe OVL-ja, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Andres Fogh Rasmussen, ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Paul Wohlers dhe ambasadorit të BE-së, Aivo Orav.

Besim Hoda koordinator i këtij peticioni për Portalb thotë se deri më tani qytetarët janë shprehur të interesuar dhe deri mbrëmë kishim nënshkruan mbi 35 mijë persona.

“Besoj se gjatë ditë së sotme ky numër do të shtohet pasi që tash jemi në të gjithë qendrat e qyteteve ku ka shqiptarë dhe mendoj se ky numër do të bëhet më i madh sa kemi planifikuar.” tha Hoda.

Sipas tij, këto janë nënshkrime që janë duke u mbledhur në teren, pa mos llogaritur ata online.

  
Nëpërmjet nënshkrimeve të peticionit, LDSHM-ja deri te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, shtron këto kërkesa:

Në cilësi të garantueses së Marrëveshjes së Ohrit NATO t’i bëjë trysni dhe rekomandim të prerë qeverisë së Maqedonisë që të përmbushë obligimin e marrë nga Marrëveshja e Ohrit për nxjerrjen e një ligji unik për ish-ushtarët e të dyja palëve të përfshira në konflikt me të drejta dhe privilegje të barabarta për të dyja palët e përfshira në konflikt:

Në cilësi të garantueses së paqes, NATO ta përfshijë nxjerrjen e këtij ligji si kusht të padiskutueshëm për aderimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësinë e NATO-s. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button