Liderët premtojnë se Kosova bëhet me ushtri në vitin 2017

“Forca e Sigurisë së Kosovës është gati të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë të premten, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton REL.

Ai i ka uruar pjesëtarët e kësaj force dhe qytetarët e Kosovës, duke thënë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe ushtritë e vendeve tona mike, nga SHBA-ja e deri te Evropa”.

“Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet. Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe kudo në botë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka lavdëruar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë marrë medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe.

Lëvdata për njësitet e FSK-së ka adresuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili marrjen e medaljes së artë në manovrat e Britanisë së Madhe e ka cilësuar si “një e arritur vërtetë e hatashme duke e pasur parasysh që Kosova merrte pjesë për herë të parë në një garë të tillë”.

Lëvdatat e tilla , ambasadori Delawie i ka bërë gjatë vizitës së tij në kazermën e FSK-së në Gjilan, për nder të ditës së kësaj force. Ai ka deklaruar se përparimi në pasqyrimin e përbërjes së shoqërisë në Forcën e Armatosur të Kosovës është inkurajues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button