Euro-deputetët me porosi të drejtpërdrejtë për qeverinë e re

Tre raportuesit për zhvillim të Maqedonisë në Parlamentin Evropian, euro-deputetët, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël pas takimeve me përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike në vend janë optimistë për zgjedhjet që do të mbahen më 11 dhjetor. Duke parë vullnetin e partive politike për garë fer dhe interesin e shoqërisë civile për të monitoruar zgjedhjet, ata presin një proces të besueshëm zgjedhor. Ndërsa theksuan se menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria e re do të duhet të implementojë të gjitha reformat urgjente, për ta kthyer kështu vendin në binarë drejt integrimit evropian, njofton Portalb.mk.

Euro-deputeti, Ivo Vajgël tha ndër tjerash se kriza politike në Maqedoni ka mbaruar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe se pret zgjedhje kredibile, pas së cilave duhet të vazhdohet me implementimin e reformave urgjente, të definuara me marrëveshjen në fjalë.

“Të gjitha takimet që i patëm sot treguan se partitë politike janë të përgatitur për një garë fer dhe transparente dhe se zgjedhjet mund të zhvillohen në një atmosferë të besimit dhe transparencës” tha Vajgël.

“Me sa duket, të gjitha partitë politike janë optimiste për ngjarjen. Jemi veçanërisht të kënaqur të dëgjojmë shpirtin e bashkëpunimit mes partive, mes dy partive më të mëdha dhe liderëve të shmangin komplikimet, incidentet gjatë kampanjës zgjedhore dhe kemi arsye shumë të mirë të besojmë se zgjedhjet më 11 dhjetor do të jenë fer, transparente dhe legjitime. Ky do të jetë fillimi i një kohe të re për Maqedoninë. Kuptohet pas zgjedhjeve është koha të njihen rezultatet e zgjedhjeve dhe është po ashtu koha të vazhdohet me reformat që janë definuar në Marrëveshjen e Përzhinos me konsensus të  të gjitha partive politike” shtoi Vajgël .

Vajgël po ashtu theksoi nevojën për mbështetjen e punës së PSP-së dhe nevojën për paanësi të prokurorisë publike gjatë procesit zgjedhor.

“Qeveria e re të fillojë menjëherë të implementojë refromat urgjente, sepse kjo është mënyra më e mirë për të dëshmuar se jeni vërtetë të përkushtuar drejt integrimit evropian dhe së fundi vendi juaj të fillojë të lëvizë në këtë drejtim” porositi Eduard Kukan nga ana tjetër.

Ndërsa euro-deputeti, Knut Fleckenstein tha se është i impresionuar nga prezenca e monitoruesve të shumtë për zgjedhjet e dhjetorit, si nga Parlamenti Evropian ashtu edhe nga shoqëria civile në vend. Fleckenstein njoftoi se të tre euro-deputetët do ta vizitojnë vendin një javë pas zgjedhjeve./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button