Izraeli në rrezik të paparë nga flakët, rreth 80.000 persona lënë shtëpitë

Rreth 80.000 persona janë  evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që zjarret që përfshinë  qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifat.

Zjarret ndjekin një thatësirë dy-mujore dhe janë duke u nxitur nga erërat e forta në veri të qytetit.

Flakët gjithashtu po kërcënojnë shtëpitë pranë Jeruzalemit dhe në Bregun Perëndimor, transmeton Syri.net.

Shefi i policisë i Izraelit tha zjarrvënia është e dyshuar në disa raste dhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se çdo sulm të tillë do të përbënte “terror”.

“Çdo zjarr që është rezultat i zjarrvënies apo nxitjes për zjarrvënie është sulm terrorist dhe ne do të trajtojmë si të tillë,” u citua të  thoshte ai nga gazeta “Haaretz”.

“Kushdo që përpiqet për t’i vërë flakën pjesëve të  shtetit të Izraelit do të ndëshkohet rëndë.”

Shefi i policisë Roni Alsheich tha se në qoftë se zjarret kanë filluar qëllimisht se ishte “i sigurt se ishin të motivuara politikisht ”.

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button