“Bombat” ndryshuan retorikën, ndërsa politikanët ngelën jashtë realitetit

“Bombat e opozitës, përveç që shkaktuan ndryshime në skenën politike, gjithashtu ndikuan edhe në retorikën e politikanëve në mitingjet parazgjedhore që në këtë periudhë përdorin terme nacionaliste, por edhe ofendime”, vlerësojnë analistët.

“Federalizim”, “kantonizim”, “dygjuhësi”, janë vetëm një pjesë e termeve nga ana e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nëpër mitingjet. Ai për këto procese të ardhshme e akuzon kreun e opozitës, Zoran Zaev i cili nga ana tjetër vazhdimisht përsëritë se Gruevski është “kriminel”.

Në promovimin e kandidatëve të BDI-së, bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore, Artan Grubi ka bërtitur “UÇK, UÇK”, ku iu bashkëngjitën vetëm një pjesë e vogël e të pranishmëve. “UÇK” ishte një prej fjalëve që bërtitë edhe simpatizantët e Lëvizjes BESA në konventën e të martës.

Analisti politik Albert Musliu vlerëson se publikimi i “bombave” nga opozita, megjithatë ka ushtruar ndikim ndaj retorikës së politikanëve nëpër mitingjet, kështu që partia në pushtet dëshiron ta largojë fokusin nga përmbajtja e tyre ndërsa opozita dëshiron të tregojë se si nuk duhet të duket jeta shoqërore.

Për retorikën nacionaliste me të cilën frikësohen votuesit, Musliu konsideron se VMRO-DPMNE më së shumti e përdor atë gjatë fjalimeve para anëtarësisë, që ta mbajë atë pranë vetes. Këto fraza, sipas tij nuk kanë për qëllim tërheqjen e votave të papërcaktuara.

Edhe analisti për marrëdhënie me opinionin, Goce Paçemski konsideron se “bombat” kanë ndikim ndaj retorikës zgjedhore.

“Sërish dhe me këmbëngulje, politikanët tanë nëpër mitingjet nuk udhëhiqen nga nevojat reale të qytetarëve, por nga supozimet personale. Për këtë, një pjesë e madhe e mesazheve tingëllojnë sikur janë të shkyçur nga realiteti. Gjithashtu, një pjesë e madhe e politikanëve, të pafuqishëm që të ofrojnë zgjidhje për nevojat e vërteta të qytetarëve, sërish dhe me këmbëngulje mbahen në tema skajshmërisht politike për të cilat vlerësojnë se do t’u sjellin më shumë pikë siç janë të drejtat nacionale, përdorimi i gjuhës, vendimi me konsensus, federalizimi etj. Por, nëse gjykojmë sipas reagimeve individuale, atëherë mund të shihet se nuk kalojnë te qytetarët këto mesazhe. Thjeshtë, qytetarët kërkojnë përgjigje në pyetjet e tyre esenciale e jo hipoteza dhe teori konspiracioni”, shton Paçemski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button