Mançeski: Gazifikim urgjent i Maqedonisë me prioritet qytetet e mëdha

Kandidati për deputet i LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore 1, Damjan Mançevski, lidhur me ajrin e ndotur në Shkup deklaroi se “Plani për jetë në Maqedoni” parasheh gazifikim urgjent të tërë Maqedonisë me prioritet qytetet e mëdha, si dhe subvencione për filtra për ndotësit e mëdhenj.

Mançevski paralajmëroi edhe kredi të volitshme për zëvendësim të linjave të vjetëruara teknologjike prodhuese me sisteme të reja, regjime të posaçme komunikacioni, kompletim të rrjetit të stacioneve matëse për ndjekje të ndotjes dhe sistem për matje të ndotjes së truallit dhe ajrit, të dhënat e të cilave do të jenë publike dhe të kapshme për qytetarët.

“Këto janë vetëm disa nga masat dhe politikat afatgjate në ‘Planin për jetë në Maqedoni’. për fat të keq, Shkupi dhe qytetet e tjera ndodhen në gjendje katastrofale me ajrin e ndotur. Për këtë arsye nevojiten masa urgjente, e jo vetëm rekomandime siç dha Koce Trajanovski”, theksoi Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button