Rilindja me BESË në Zhelinë: Fitorja fillon nga këtu

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Zhelinë për të realizuar takim me banorët e kësaj zone.

Adnan Azizi, një nga pjesëtarët e Shtabit Zgjedhor të Rilindjes me BESË, dhe anëtari i kryesisë së BESËS, ka deklaruar se i vjen keq që salla e sportit në Zhelinë është e vogël për aktivistët  e tyre.

“BESA është fjalë e shenjtë, BESA është ajo që ngjllë edhe të vdekurit, BESA është amanet që do ta dërgojmë në vend.” tha Azizi.

Anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjan BESA, Blerim Sejdiu deklaroi se fitorja e BESËS do të nisë prej te bastioni i Rilindjes me BESË që është në Zhelinë.

“Më 11 dhjetor do të ndodh ndryshimi i madh, rrugët e drejta dhe të sinqerta janë të vështira, por ne do të jemi fitimtarët. Pardje në Shkup në Vip Arena ata e panë me sy humbjen, kurse ne fitoren, sepse jemi këtu për të mirën e përgjithshme.” tha Sejdiu.

Liridon Hyseini kandidati për deputetë nga Rilindja me BESË në zonën e 6-të zgjedhore, tha se nga Komuna e Zhelinës po fillon ndryshimi dhe shpresa e të ardhmes.

“Rinia intelektuale shqiptare në Maqedoni është e rreshtuar me Rilindjen me BESË, pas aty është rruga e drejt për ta Ridefinuar këtë shtet të ndërtuar mbrapsht, duke porositur se sot është çasti o sot o kurrë!” tha Hyseini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button