“E Majta” premton investime në shëndetësi

Bartësi i listës në njësinë e 5 zgjedhore, Zdravko Savevski, premtoi se do të ndërmerren hapa konkretë që të ndalohet ikja e kuadrove më të mirë nga shëndetësia publike, e cila ndikon në uljen e vazhdueshme të kualitetit të shërbimeve të cilat i përfitojnë qytetarët, njofton MRTV.
““E Majta” konsideron se duhet të rriten rrogat e të punësuarve në shëndetësi që të ndalohet ikja nga shëndetësia publike e mjekëve më kualitativ të shtetit dhe të tërhiqen obligimet birokratike të cilat ju vihen mjekëve, që i pengojnë ata t’ju kushtohen punës së vërtetë, e që punë e vërtetë është të merren me pacientët e jo me dokumentet të cilat u jepen të mbushen”,- u shpreh Zdravko Savevski nga “E Majta”.
Siç thekson Savevski, është e patjetërsueshme të kufizohen çmimet në institucionet publike shëndetësore edhe në ato private, ku për të njëjtat gjëra paguhet dhjetë herë më tepër se në ato publike. Ajo, siç thotë Savevski, i privon qytetarët të marrin edhe kredi, t’i varfërojnë qytetarët vetëm që të fitojnë shërbimin, i cili duhet të jetë i mundur në një shtet social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button