RDK-ja akuzon BDI-në për shpifje ndaj këshilltarit të saj në Kumanovë

Rilindja Demokratike Kombëtare dega në Kumanovë, reagon ashpër ndaj të pavërtetave të cilat i plasoi për opinionin nëpërmjet një të ashtuquajturi “demant” dega e BDI-së në Kumanovë . 

Dega e BDI-së në Kumanovë demantoi dje komunikatën e publikuar nga RDK, sipas të cilës këshilltari I kësaj partie ka shkaktuar krizë në komunën e Komunën e Kumanovës.

RDK dega në Kumanovë nëpërmjet këshilltarit të saj Zenun Ismaili njofton opinionin e gjerë se nuk është aspak e vërtetë se u ka dhënë përkrahje pikave tjera të rendit të ditës, siç thotë BDI përveç të parës.

“Këshilltari jonë ka votuar kundër edhe shumë pikave tjera të rendit të ditës, dokumentimin e të cilave mund ta gjeni në proces verbalet dhe në skenogramet që mund të sigurohen në komunë. Sa për të hedhur poshtë konstatimin e BDI-së i rikujtojmë ata se ndër pikat më të rëndësishme që i votoi kundër Zenun Ismaili ishin edhe pikat që kishin të bënin me programet e kulturës dhe të sportit, apo më mirë thënë pikat 15, 16 dhe 17 të rendit të ditës”, thuhet në komunikatën e RDK-së, dega Kumanovë.

“E informojmë opinionin se rezultati i votimeve ishte 27 për, 2 të përmbajtur dhe 3 kundër. Pyesim, a thua vallë të kujt ishin ato 27 vota për, duke e pasur parasysh përbërjen e forcave politike brenda këshillit komunal”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e degës së RDK-së, në Komunavë të thuhet se, “e informojmë opinionin e gjerë së RDK-ja do të vazhdojë në rrugëtimin e saj me qëllime të pastra kombëtare dhe në interes të përgjithshëm të qytetarëve. RDK asnjëherë nuk i vendos interesat individuale të anëtarëve të saj para atyre kombëtare. Gjithashtu informojmë se nuk ka asnjë lëvizje nga qëndrimet tona ndaj kryetarit të komunës së Kumanovës dhe se shumica në këshillin e komunës vetëm se është vënë në pikëpyetje ndonëse BDI mundohet ta minimizojë këtë fakt”.  

Lajme të ngjashme

Back to top button