Vaji kokosit fantastik për bebet dhe shtatzënat

Vajin e kokosit tashmë e njohin të gjithë, për përfitimet në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

Vaji i vjen në ndihmë grave shtatzëna, nënave të reja dhe bebeve, transmeton bordo.al.

GJATЁ SHTATZANISЁ

1. Forcon sistemin imunitar

Vaji i kokosit ka veti antivirale dhe antibakteriale, mund të parandalojë ftohjet, gripin dhe viruse të tjera.

Mjaftojnë vetëm dy lugë vaj në ditë (në pije apo ushqim) për të mbajtur sistemin imunitar të fortë gjatë shtatzënisë.

2. Vaji i kokosit i ngjashëm me qumështin e gjirit

Pas qumështit të gjirit, vaji i kokosit është burimi i dytë më i madh i acidit laurik – një mënyrë e mirë për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar të nënës dhe fëmijës.

Duke pirë një sasi të vogël çdo ditë, vaji i kokosit gjithashtu stimulon prodhimin e qumështit gjatë ushqyerjes me gji.

3. Shmang efektet anësore të shtatzënisë

Nëse keni përzierje stomaku në mëngjes, thartirë ose kapsllëk, vaji i kokosit do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

Kokosi qetëson stomakun dhe pastron bakteret nga ezofagu duke zbutur refluksin acid.

4. Lehtëson acarimet

Aplikoni pak vaj kokosi për të parandaluar çarjet dhe plasaritjet e gjirit gjatë periudhës së gjidhënies.

5. Ndalon strijat

Vaji i kokosit është një mënyrë e mire për të parandaluar strijat gjatë shtatzënisë dhe ndihmon në zbehjen e atyre ekzistuese pas-lindjes, për shkak se ka veti të thella hidratuese.

PЁR BEBET

6. Butësi për lëkurën e fëmijës suaj

Pas ardhjes në jetë të fëmijës, mund të përdorni pak vaj kokosi për të trajtuar acarimet e lëkurës nga pelenat.

Për shkak se është plotësisht natyral, vaji është tepër i butë në lëkurën e fëmijës suaj dhe nuk e irriton aspak atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button