Shpërthim në një makinë bombë në Turqi, ka të vdekur dhe të plagosur

Një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin turk Adana duke lënë dy të vdekur dhe 16 të plagosur.

Bomba ka shpërthyer afër zareve të guvernatorit, por ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Mahmut Demirtas, tha se dyshohet për një femër të ketë kryer këtë sulm.

Thuhet se pas shpërthimit të makinës bombë, dritaret janë hedhur në ajër nga fuqia e bombës, madje edhe fasada e ndërtesës është shkatërruar.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje janë dërguar një numër i madh autoambulancash dhe ekipe zjarrfikëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button