Studimi: Fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nënat

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se fëmijët e marrin inteligjencën nga nënat. Studimi më i ri i kryer ka treguar se gjene të ndryshme në trupin tonë janë përgjegjëse për tipare të caktuara. Por kur bëhet fjalë për inteligjencën, nëse e trashëgojmë atë nga nëna apo babai, është koha ti hiqni dyshimet. Fëmijët e marrin inteligjencën nga nënat.
Gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X dhe femrat kanë dy të tilla. Kjo do të thotë që fëmijët kanë dy herë më shumë gjasa që ta trashëgojnë inteligjencën nga mamatë e tyre, transmeton bordo.al.

Edhe nëse gjatë kryqëzimit ndodh që tek ju të kalojnë gjenet e babait, shancet janë që ato nuk do të kenë një impakt në trurin tuaj dhe do të funskionojnë vetëm nëse vinë nga nëna.

“Nëse gjenet janë nga babai juaj, ato çaktivizohen direkt”, shkruhet në studimin e publikuar në Psychology Spot.
Dëshironi edhe më shumë prova? Këshilli Social i Kërkimit Mjekësor dhe Njësia Shkencore e Shëndetit Publik në SHBA bëri një studim, ku u përfshinë nënat e pas viteve 1994 dhe 12686 të rinj midis moshës 14 dhe 22 vjeç. Pyetjet e tyre ishin fokusuar tek koefiçienti i inteligjencës, raca, edukimi dhe statusi socialo-ekonomik. Parashikues të mirë të inteligjencës? IQ i nënave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button