Familjet e rrezikuara sociale të lirohen nga faturat për komunalet

Iniciativa qytetare 8 shtatori kërkon nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësia e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL) që familjet e rrezikuara sociale të lirohen nga faturat e ujit dhe komunalet, si dhe të gjithë anëtarët e familjes së rrezikuar sociale të kenë bileta pa pagesë për transport publik në të gjitha komunat.

Këto masa nuk do të kenë implikacione të rëndësishme mbi buxhetin e komunave, vlerësojnë nga kjo Iniciativë.

“Varfëria në Republikën e Maqedonisë nga viti në vit është në rritje, nga këtu shfrytëzojmë rastin që edhe një herë të përkrahim protestën e punëtorëve të falimentuar”, thonë nga 8 Shtatori.

Nga 8 Shtatori mendojnë të organizojnë një protestë kundër varfërisë ku do të ftohen institucionet shtetërore që të ndalojnë të harxhojnë para për përmendore dhe ndërtesa, paralajmëruan nga Iniciativa qytetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button