Ja sa është lartësia e rrogave në rajon, Maqedonia në shkallën e fundit (VIDEO)

Maqedonia me rrogë mesatare neto prej 22.191 denarë (360 euro) dhe bruto prej 32.640 denarë (530 euro), sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, ndodhet në shkallën e fundit në rajon sipas lartësisë së rrogës, njofton Portalb.mk.

Sllovenia është në vendin e parë në rajon me rrogë mujore neto prej 1.015 euro dhe bruto prej 1.558 euro. Kroacia, sipas të dhënave të fundit ka rrogë mujore neto prej 758 euro, ndërkaq rroga mujore bruto është 1.037 euro.

Pas tyre, vjen Mali i Zi, e cila ka rrogë mesatare neto prej 501 euro, ndërkaq bruto prej 753 euro.

Bullgaria e ka rrogën mesatare neto 488 euro, Shqipëria 425, ndërkaq Bosnja dhe Hercegovina e ka 428 euro.

Serbia është një nivel më lartë se Maqedonia, ku në shtator rroga mesatare ka qenë 377 euro, ndërkaq në Kosovë është 360 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button