Shkupjani që për 3 vite rrugëve shpreh revoltën ndaj sistemit gjyqësor

71 vjeçari nga Shkupi, Dushan Brankoviq ka tre vite që qëndron rrugëve për të shprehur revoltën e tij ndaj sistemit gjyqësor, i cili në vend se të sigurojë që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre kur ato iu shkelen nga ndonjë person tjetër fizik apo juridik(për çka dhe ekziston), vetë ua shkel ato.  Shkupjanët kanë mundur ta shohin 71 vjeçarin herë para Gjykatës Supreme e herë para Prokurorisë Speciale, me po të njëjtat pllakate. Ndërsa sot teksa po qëndronte në qendër të qytetit, rrëfeu për Portalb arsyen pse e bënte një gjë të tillë.

Brankoviq siç rrëfeu vetë, është paditur nga Gjykata themelore për mashtrim, gjoja se tenton të shfrytëzojë pensionin e nënës së vdekur. Por sipas tij, nëna është gjallë dhe në favor të kësaj të vërtete ka marrë vendim Gjykata Supreme. Gjithsesi Gjykata Themelore i ka dorëzuar parashtresë Fondit pensional, për çka Brankoviq duhet të paguajë përmbarues secilin muaj.

“Kanë dërguar parashtresë deri tek fondi pensional duke thënë se nëna ime ka vdekur dhe unë e paraqes një grua tjetër, me qëllim që ta marr pensionin e saj. Kjo është e neveritshme. Shkoj në gjyq për shpifje dhe paguaj në përmbarues çdo muaj. Vijnë nga Fondi pensional, verifikojnë se është e gjallë dhe e shëndoshë, ka edhe letërnjoftim. Por thonë se nuk ka as letërnjoftim” rrëfeu për Portalb Brankoviq.

“Sjellin gjykime që janë non sense. Ja edhe po ta pyesni një student, një qytetar të thjeshtë të paarsimuar apo edhe një fëmijë 8 vjeçar se cila është më e fuqishme: vendimi i Gjykatës Themelore apo e Gjykatës Supreme ai do ta dijë se vendimi i Gjykatës Supreme është më i fuqishëm” shtoi ai.

15139719_1837672416478688_87043628_n

Në parulla mund të lexohen këto mesazhe: “I lumtë Katicës, shumë do të udhëtojnë në ‘Veturë të policisë'”; “E gjithë bota qeshet, se çfarë  drejtësie sundon këtu”; “Kur kriminelët kanë gjykatë dhe pushtet, vijon kolaps”; “Gjeta vend për Qeverinë dhe gjyqësinë”; “Për këtë qeveri dhe kësi lloj gjykatash, do të votojë vetëm budallai”; “Shumë gjykatës janë për në çmendinë, jo për në sallë gjyqësore”; “Kjo gjyqësi është kataklizmë”./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button