LSDM: Maqedonia është shteti me ajrin më të ndotur në Evropë

“Maqedonia nën udhëheqjen e Nikolla Gruevksit, u bë shteti me ajrin më të ndotur në Evropë, për këtë alarmojnë nga KE dhe Banka Botërore në raport”, akuzojnë nga LSDM, transmeton Portalb.

“Maqedonia është në vendin e parë të listës së Bankës Botërore, sipas ndotjes së ajrit me grimca kancerogjene, ndërkaq ndotja me vite të tëra është mbi standardet evropiane. Ashtu siç tregojnë hulumtimet e Bankës Botërorë, grimcat kancerogjene janë përgjegjëse për më shumë se 1.350 raste vdekjeprurëse, por edhe për mijëra ditë të humbura pune – që paraqet harxhim ekonomik për 253 milionë euro në vjet ose 3.2 përqind të Bruto Prodhimit Vendor. Të vetmet që e ka bërë pushteti është rekomandimi, që qytetarët të mos dalin jashtë, të mos i hapin dritaret dhe më shpesh të marrin frymë”, reagojnë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button