Si të konsumoni sasinë e duhur të perimeve dhe frutave në ditë

Besojmë në rëndësinë e konsumit të frutave dhe perimeve për një ushqyerje të ekuilibruar, sepse janë një burim i mirë vitaminash, kripërash dhe fibrash. Siç konfirmon Organizata Botërore e Shëndetit, ta ndryshosh dietën është shumë e rëndësishme, duke konsumuar veçanërisht ushqime të freskëta.

Në ditë duhen konsumuar minimalisht 400 gramë fruta dhe perime. Po si ta konsumojmë këtë sasi? Nëse nuk mund të hani më shumë sesa një kokërr frut në ditë, mund t’i shtrydhni. Lëngjet janë zgjidhja, por frutat duhet të jenë të freskëta dhe për të qenë të sigurt përgatitini vetë.

Lëngjet e përgatitura në shtëpi përmbajnë 90% të vlerave ushqimore të frutave dhe perimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button