Qyteti i Shkupit me rekomandime për qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit

Që të mënjanohet ndotja e ajrit, Qyteti i Shkupit u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin transportin publik, të mos i vozitin makinat e tyre ndërsa nëse i vozitin, le të voziten disa persona përnjëherë, transmeton Portalb.

Qyteti i Shkupit gjithashtu apelon që ata që dalin të shëtitin ta bëjnë këtë vetëm për nevoja të posaçme ndërsa kategori të caktuara siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëne, të sëmurit kronik dhe të moshuarit, të mos dalin në rrugë. Gjithashtu në apel thuhet që qytetarët të mos i ajrosin hapësirat pasi ajri është shumë i ndotur.

Përndryshe, dje të gjitha stacionet e matjes të Ministrisë së Ambientit tregojnë prezencë të rritur të grimcave kancerogjene PM 10 dhe PM 2,5. Ndotja e ajrit më e lartë është në orët e mbrëmjes. Mbrëmë në ora 21 stacioni matës në Lisiçe ka treguar 600 mikrogram grimca në 1/ kub metër, që është 12 herë më lartë se 50 mikrogramët e lejuar. Në ora 23 në Gazi Babë dhe Karposh janë matur 350 mikrobramë grimca për 1/ metër kub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button