Shpenzoi një shifër marramendëse për t’u dukur si vajza e Presidentit amerikan, Ivanka Trump… dhe ja rezultati

Nuk është e pazakontë që njerëz të ndryshëm të duan t’u ngjajnë personazheve të njohur apo idhujve të tyre dhe për këtë kanë guxuar dhe kanë bërë disa ndërhyrje plastike – zgjidhja e vetme që mund t’ua realizojë ëndrrën. Megjithatë, disa fansa i kanë kaluar shpesh kufijtë dhe janë transformuar për t’u dukur identik si personazhi që duan t’i ngjajnë.

Në shkurt të këtij viti, Tiffany Taylor vendosi t’i nënshtrohet plastikës, disa herë, për t’u dukur si Ivanka Trump. “Më pëlqen shumë pamja e saj klasike”, – thotë Taylor për PEOPLE. “Ajo ka shumë gjëra elegante dhe të këndshme në fytyrën e saj”.

Pas më shumë se tetë muajve, Taylor tregoi se ka shpenzuar plot 60,000 dollarë për të gjitha ndërhyrjet, në mënyrë që të dukej po aq elegante sa edhe vajza e madhe e Presidentit amerikan. Ajo bëri ndërhyrje në buzë, tërheqje fytyre, dy ndërhyrje në gjoks, dy në hundë, tërheqje mollëzash, tërheqje sysh dhe injeksione të tjera më të vogla.

Tiffany Taylor

Ndërsa ky lloj transformimi mund t’ju duket ekstrem, Taylor është e lumtur me rezultatin. “Tani ndihem më mirë me veten, më e bukur dhe jam gati t’i hyj botës së biznesit”, – thotë ajo. Megjithatë, nëna e tre fëmijëve nuk mendon se duket njëlloj si Ivanka, por “njëlloj si vetja ime me një pamje të modeluar pas asaj që kisha.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button