Zaev nga Aerodromi: Federalizimi është vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në tubimin e sotëm që u mbajt në lagjen e  Aerodromit në Shkup foli për akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për federalizimin e vendit.

“Gruevski e shpiku federalizimin.  Gruevski është i vetmi në vend që mendon për federalizimin ai dhe askush tjetër. Të jetë punë e pastër. Unë nuk do të lejojë askënd të ndryshojë Kushtetutën e Maqedonisë”, theksoi Zaevi në tubimin në Aerdorom.

Ai më tej tha se Federalizimi është vetëm në kokat e nacionalistëve.

“Unë ju premtoj se Maqedonia do të jetë një shoqëri për të gjithë, shtëpi për të gjithë shoqërinë, për të gjithë në të cilën do ketë drejtësi për të gjithë”, theksoi Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button