Evropa planifikon të kalojë në lokomotiva me gaz

Kompania spanjolle e transportit hekurudhor ‘Renfe’, me kompaninë spanjolle të energjisë së gazit natyror Fenosa dhe Enagas do të testojnë lokomotivën e parë në Evropë e cila do të lëvizë me të gaz të lëngshëm natyror (LNG) për të përcaktuar fizibilitetin dhe avantazhet potenciale të tij, deklaruan të hënën nga Enagas, raporton Anadolu Agency (AA).

Pilot testi gjithashtu do të paraqesë transportin e parë hekurudhor të udhëtarëve në botë që do të mundësohet nga gazi në vend të naftës.

Aspektet mjedisore dhe ekonomike të projektit për rrjetin hekurudhor spanjoll dhe atë evropian do të vlerësohen pas pilot testit.

Për fazën e testimit, motorët me naftë të lokomotivave do të zëvendësohen me ato të gazit natyror, ndërsa rezervuaret për ruajtjen gazit do të jenë të përgatitura me pajisjet e tjera të nevojshme ndihmëse, njofton kompania.

Përfitimet e mundshme të përdorimit të gazit në trena përfshijnë kontributin e tyre në reduktimin e ndotjes së mjedisit dhe sigurimin e alternativave të karburanteve që për bazë kanë naftën.

Përveç kësaj, kalimi në gaz mund të kontribuojë në reduktimin e shpenzimeve operative me një ambient më të mirë të çmimeve të përgjithshme në krahasim me karburantet që për bazë kanë naftën, ulin varësinë nga lëndët ndotëse djegëse dhe ofrojnë alternativë për investime në elektrifikimin e reparteve të rrjetit jo elektrik hekurudhor, thuhet nga kompania.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button