Dërgohet në hapësirë satelit për paralajmërimet mbi turbulencat

Administrata Kombëtare e SHBA-së për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA), ka deklaruar se ka lëshuar një satelit i cili do të paralajmërojë pilotët në rast të turbulencave.

Në një deklaratë me shkrim nga NOAA, thuhet se sateliti pritet të japë alarm më të shpejtë për turbulencat pasi do të pasqyrojë në mënyrë më të mirë “dallgëzimet e reve”.

Në deklaratë thuhet se emri i satelitit është GOES-R, ndërsa me anë të tij parashikime sinoptike do të mund të bëhen më të shpejta. NOAA ka punuar në bashkëpunim me NASA-n për realizimin e këtij projekti.

Sateliti i lëshuar ditën e shtunë thuhet se brenda dy javësh do të mund të jetë në largësinë 35.900 kilometra dhe se brenda vitit ai pritet të jetë në funksion të plotë.

Sipas NOAA-s, sateliti një milionë dollarësh do të jetë 5 herë më i mirë dhe i shpejtë në krahasim me satelitet e versioneve të vjetra. Pilotët pritet të marrin shërbim nga ky satelit në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button