Përdhunohet një e mitur nga Koçani

I.M. nga Koçani ka përdhunuar një vajzë 14-të vjeçare, ndërsa rastin e ka paraqitur dje nëna e vajzës S.M.(31).

Ashtu siç kumtoi policia, ngjarja e pamëshirshme, në dy raste, ka ndodhur të shtunën, kur I.M së pari e ka dërguar vajzën  në vendin “Gumata”  në afërsi të fshatit “Gërdovci, e ka nxjerrë nga automjeti dhe me përdorimin e dhunës e ka zhveshur dhe e ka prekur me duar nëpër trup. Më vonë, e ka dërguar në periferinë e qytetit, ku në automjet, në mënyrë të ngjashme e ka kryer veprimin e njëjtë.

E mitura është mbrojtur dhe është munduar ta largojë I.M. njëkohësisht duke kërkuar ndihmë.

Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button